Doktoresha kosovare tregon arsyet se përse gojës i vjen era e keqe

Halitozi është termi mjekësor i erës së keqe të gojës dhe nga i cili janë të prekur rreth 50% e njerëzve.

Kjo bën që shumë persona të vuajnë nga ky shqetësim i përditshëm, qoftë në aspektin psikologjik apo edhe fizik, raporton emisioni #gjesi në T7.

Sipas doktoreshës Jeta Kelmendi, specialiste e ortodontisë, ka disa shkaktarë të cilët sjellin deri te kjo sëmundje.

Janë tri lloje të sëmundjes së gojës: fiziologjike, patologjike dhe psikologjike. Deri te zbulimi i llojit të sëmundjes duhet të kalohen disa faza dhe kështu.

E rëndësishme është që pas pastrimit të gojës dhe dhëmbëve, të pastrohet edhe gjuha pasi ajo është vatra e baktereve.

Disa shkaktarë të tjerë që cilët ndikojnë në erën e keqe të gojës janë:

-Uji për shpëlarje të gojës

Besoni apo jo, edhe uji për shpëlarje të gojës mund të shkaktojë erën e keqe, ani pse është prodhuar për të penguar këtë dukuri. Në të vërtetë ai në disa raste përmban alkool, ndërkaq alkooli than zgavrën e gojës, gjë që shkakton erën e pakëndshme.

-Hundët e mbyllura

Për shkak të hundëve të mbyllura merret frymë nëpërmjet gojës. Kjo shkakton tharjen e indeve të gojës dhe ndal rrjedhën e jargëve. Rezultat i kësaj është grumbullimi i baktereve të cilat shpesh e shkaktojnë erën e keqe.

-Ëmbëlsirat

Bakteret adhurojnë sheqerin dhe grumbullohen në gojë, andaj kini kujdes me ëmbëlsirat.

-Proteina të tepërta

Kur trupi detyrohet të përpunojë pjesë të mëdha proteinash, shfaqen proceset përcjellëse në trup të cilat mund ta shkaktojnë erën e keqe. Era e këtillë vjen nga lukthi dhe mund të jetë shumë e pakëndshme.

SHPËRNDAJE