Doktori kosovar në Norvegji, tregon si u infektua dhe si po e kalon koronavirusin

Pandemia koronavirus ka pushtuar e gjithë botën, derisa ata që janë më të rrezikuarit, mbesin pa dyshim mantelbardhët, të cilët janë në vijën e parë të frontit.

Edhe doktori kosovar Imer Mecinaj që posedon ordinancë mjekësore në Oslo të Norvegjisë përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me skype, ka treguar në Info Magazine se edhe ai është prekur nga COVID 19.

Derisa ai tha se u infektua nga pacientët, gjithashtu foli edhe se si po e kalon këtë sëmundje.

” Sipas rezultateve që kam bërë para dy javësh – e kam bërë testin rastësisht, si në shaka dhe dola pozitiv.. Kjo ka ndodhur nesër dy javë. Të premten më janë lajmëruar shenjat. Të vetmen shenjë që kam pasë ka qenë ndenja e shtrëngimit në ballë. Dhimbje koke s’kam pas, dhimbje fyti s’kam pasë .

Nga e premtja jam në vetizolim. Kam dyshuar në dy pacientë, mos kanë qenë ata dhe të dy janë testuar asnjëri nuk ka dalë pozitiv. Kështu nuk e di prej ku. Lëvizje nuk kam pasë, por me siguri përmes pacientëve.

Ata që janë të vendosur në vetizolim s’kanë nevojë për ndonjë trajtim. E vetmja që duhet është të qëndrojnë brenda dhe t’i respektojnë këshillat e Institutit Publik të Shëndetësisë.

Unë s’kam marrë asgjë. Edhe unë si çdo mërgimtar kam dëgjuar disa intervista të njerëzve që janë në karantinë duke thënë se s’ka shku askush mi vizitu. Doktorët kanë punë të tjera.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Klinika Infektive po e bëjnë një punë të mrekullueshme që s’po ia lëshojnë rrugën klinikave të perëndimit”, tha doktori.

Ai tregoi edhe për simptomat e para të koronavirusit dhe për gjendjen e kësaj pandemie në Norvegji.

“Simptomat kryesore janë temperatura dhe frymarrja. Nëse këto të dyja lajmëroheen duhet t’ju lajmërohen mjekëve kujdestar. Kokëdhimbja dhe fyti s’duhet të jenë problematike.

Familja ime nuk është shqetësuar, pasi që tre djemtë e mi janë mjekë në Oslo po ashtu. Kurse familjarëve ne Kosovë, vetëm dy nipave u kam treguar para dy ditëve.

Situata në Norvegji për momentin është shumë e mirë. I kam të dhënat që nga 25 shkurti që janë regjistruar 3315 raste të verifikuara, në spitale të shtrirë 264 pacientë dhe në respiratorë 70.

“Jo nuk ka gjendje emergjente. Një numër i punëtorëve shkojnë në punë, nuk ka kufizime të lëvizjes, vetëm shkollat janë mbyll po ashtu dhe lokalet, restorantet, sallonet e frizerëve, e disa dyqane kanë nis me pune edhe të dielën që qytetarët të furinizohen.

Derisa doktori kosovar tha se masa preferohet vetëm për ata që kanë shenja të gripit, kurse jo dhe për të shëndoshët.

“Unë jetoj vetëm me gruan, ajo ka dalë negativ edhe pse kemi jetu bashkë gjithë kohën. Unë preferoj që të mbahet distanca, po derisa kemi qenë bashkë me gruan deri në atë ditë që jam infektuar, me siguri që edhe ajo është infektuar”.

Ndërsa, krejt në fund ai dha edhe një apel për qytetarët e Kosovës.

“Qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm, më të qetë dhe sa më shumë t’i respektojnë këshillat që të rrinë brenda.

S’ka nevojë për panikë”

SHPËRNDAJE