Doktori përjashtohet nga puna pasi shpall gabimisht fëmijën të vdekur

ë një spital në kryeqytetin indian, Delhi janë përjashtuar nga puna dy doktorë pasi kishin shpallur gabimisht të vdekur një fëmijë të porsalindur, transmeton Klan Kosova.

Mjekët në spitalin Max kishin shpallur foshnjën e vdekur, ndërsa pridërit e zbuluan se foshnja ishte gjallë ndërsa ata po shkonin në funeralin e tij.

Incidenti nxiti zemërim dhe debat mbi cilësinë e kujdesit shëndetësor privat, i cili shpesh është i kushtueshëm.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë)

Ndërsa zyrtarë nga spitali thanë në një deklaratë se ky veprim strikt është marrë në bazë të diskutimeve me ekspertë.

“Ndërsa hetimi nga grupi i ekspertëve që përfshin ekspertë të jashtëm nga Shoqata Mjekësore Indiane është ende në proces, ne kemi vendosur të ndërpresim shërbimet e dy mjekëve të trajtuar,” thuhet më tutje në deklaratën e zyrtarëve të spitalit.

SHPËRNDAJE