Dokument: Inspektorati i Punës obligon Telekomin ta rikthejë Bedri Istrefin në pozitën e tij

Në vazhdën e shkarkimeve, qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti, liroi nga detyra edhe kryeshefin e Telekomit, Bedri Istrefin.

I njëjti u shkarkua më datë 24 prill, ndërsa Bordi i Përkohshëm i Telekomit caktoi Burbuqe Hanën në vend të Istrefit.

Por, ky i fundit ka bërë një ankesë në drejtim të Inspektoratit të Punës, derisa sipas vendimit në pikën I, Telekomi i Kosovës obligohet të kthejë në punë sërish ish-kryeshefin e saj.

Indeksonline posedon edhe vendimin e Inspektoratit, derisa në pikën II thuhet se: Vendimi i Telekomit të Kosovës është në kundërshtim me dispozitat ligjore.

SHPËRNDAJE