Dokumenti sekret i CIA: Shesheli dhe Arkan kanë planifikuar sulme terroriste në Amerikë

Në kohën e luftërave të ashpra në ish-Jugosllavi, CIA dërgoi një paralajmërim dramatik ish-presidentit të  SHBA George Bush se forcat serbe kanë dërguar njerëzit e tyre për të hedhur në erë objektivat në Amerikë.

Në një raport sekret të përpiluar më 1 korrik të vitit 1993 si organizatorët e sulmeve janë pëmendur kriminelët Vojislav Sheshelj, Zeljko Raznatovic Arkan, Kapiten Dragani dhe Dragosllav Bokan.

Dokumenti i CIA-s me titull “forcat e ushtrisë në ish-Jugosllavi”, ka një total prej 76 emrave, nga të cilat një numër i ermave janë ende sekrete. Në këtë raprt, është e qartë se këta katër  emra janë një kërcënim i madh terrorist ndaj interesave amerikane.

Ushtarët e tyre kanë akses ndaj armëve dhe eksplozivëve, dhe disa prej tyre janë trajnuar për t’iu shmangur policisë dhe për të udhëtuar me dokumente të rreme.

Ata janë në gjendje të kryejnë veprime terroriste kundër interesave amerikane në ish Jugosllavi, Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara.

Në listën e objektivave të mundshëm janë delegacionet amerikane në botë, ndërtesat diplomatike dhe ushtarake, sipas raportit të CIA-s.

SHPËRNDAJE