Doli me sëpatë në mes të ditës në rrugë, arrestohet nga policia

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar edhe për pengim të personit zyrtar.

Në Prizren është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka dalë në rrugë me sëpatë, transmeton IndeksOnline.

Gjatë arrestimit të të dyshuarit, është lënduar zyrtari policor ku edhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Prizren 16.12.2020 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur në rrugë me një armë të ftohtë (sopat). Gjatë arrestimit të dyshuarit, është lënduar viktima mashkull kosovar (zyrtar policor) si dhe i dyshuari, ku të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.