Doli pozitiv me Covid-19, mësohet kur do t’i kthehet fushave të blerta Muriqi

Vedat Muriqi me shumë gjasë do ta humb ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë.

Kjo për shkak se Lazio nuk e ka ndërmend ta angazhojë atë para datës 11 Tetor, atëherë kur Lazio do të ndeshet me Sampdorian.

Ai edhe më tutje po qëndron në Stamboll dhe këtë do ta bëjë derisa të konfirmohet si i shëruar nga koronavirusi.

Kjo do të thotë se duhet pritur 5 apo 6 Tetor për testin e parë, me të cilin do të konfirmohej negativiteti në virus.

Muriqi zbarkoi në Romë të dielën 13 shtator. Të hënën më 14 shtator ai kreu testet mjekësore në Pideia, takoi Taren për ta vënë zezën mbi të bardhë, ku dhe së bashku bënë foton e zakonshme pas zyrtarizimit.

SHPËRNDAJE