Donald Trump nominohet për Çmimin Nobel të Paqes

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Dy ligjvënësit norvegjezë kanë emëruar Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes pas samitit të Singaporit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Kristian Tybring-Gjedde dhe Per-Willy Amundsen, ligjbërës me Partinë Progresiste populiste, bënë këtë emërimin, përcjellë Indeksonline.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

“Trump kishte ndërmarrë një hap të madh dhe të rëndësishëm në drejtim të çarmatimit, paqes dhe pajtimit midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut,” u thanë agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB të mërkurën.

Një grup ligjvënësish të SHBA po mbështesin gjithashtu nominimin e Trump për Çmimin Nobel të Paqes 2019.

Procesi i shqyrtimit të kandidatëve dhe dhënia e çmimit Nobel për Paqe bëhet në Norvegji, transmeton Indeksonline.

Nominimet duhet t’i dërgohen Komitetit Nobel të Norvegjisë para 1 shkurtit.

Në takimin e tyre historik të martën, Trump dhe Kim premtuan të punojnë drejt denuklearizimit të plotë të gadishullit Korean, dhe Uashingtoni u zotua të ofrojë garanci të sigurisë për armikun e tij të vjetër.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE