Donald Trumpi i shkruan letër Vlora Çitakut (FOTO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër falenderimi ambasadores së Kosovës në Washington, Vlora Çitakut, për një dhuratë që kjo e fundit i ka bërë atij me rastin e dhjetë vjetorit të shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Sipas letrës, Çitaku i ka dhuruar Trumpit disa ‘manzheta’ ngjyrë ari, të cilat vendosen në këmisha, në vend të kopsave, shkruan Periskopi.

Trump në letrën e tij dërguar Çitakut, ka thënë se ai së bashku me gruan e tij Melanian, i janë falënderues ambasadores për dhuratën dhe për gjestin.

Letrën e ka publikuar vetë Çitaku në profilin e saj, duke thënë se ishte zënë në befasi.

Ajo ka thënë se Kosova është me fat që ka miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.