Dorëhiqet kryeinspektorja në Ministrinë e Shëndetësisë

Kryeinspektorja Ardita Baraku ka dhënë dorëheqje nga posti në Ministri të Shëndetësisë. Dorëheqjen e saj ajo e ka ofruar pranë zyrës së ministrit Uran Ismailit.

“MSh është njoftuar lidhur me qëllimin e znj. Baraku që të largohet nga pozita e Kryeinspektores Shëndetësore, e cila tashmë edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje. MSh ju informon se ende nuk ka asnjë vendim për emërimin e një ushtruesi të detyrës në pozitën e Kryeinspektores”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për Express.

Express, mëson se Baraku është larguar nga pozita e kryeinspektorës pasi që ka gjetur një pozitë tjetër të punës në një tjetër institucion.

SHPËRNDAJE