Dorëzohet LDK-ja

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka thënë se opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj, e vetmja nga partitë që mund ta rrëzojë këtë Qeveri është Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Beqiri e ka pranuar se opozita pa ndihmën e Listës Serbe nuk mund ta rrëzojë Qeverinë aktuale, sipas tij e vetmja nga partitë në Kosovë është PDK’ja.

Ndihmën e Listës Serbe për rrëzimin e kësaj Qeverie, Beqiri e arsyeton me faktin se Haradinaj me ndihmën e komuniteteve tjera formoi Qeverinë e tij dhe nuk mund të shihet si diçka e keqe nëse po me votat komuniteteve do të rrëzohej nga pushtetit, transmeton Gazeta Metro.

Ndërkohë, LDK tash e disa muaj po kërkon që e vetmja zgjidhje për Kosovën tani janë zgjedhjet, po ashtu këta të fundit kanë refuzuar përfshirjen në dialog me Serbinë duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

Sidoqoftë, Kuvendi i Kosovës ka arritur ta krijojë një Ekip negociator, i përbërë nga përfaqësuesit e partive politike në pushtet, si dhe nga subjekti opozitar, Partia Socialdemokrate. Dy partitë tjera më të mëdha në opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij ekipi./gazetametro.net

SHPËRNDAJE