Dosje ekskluzive: Kush ishte krimineli serb, Zheljko Razhnatoviq – Arkani (DOKUMENT)

Raportet nga Afrika e Jugut këtë të martë thonë se avokati Pete Mihalik është qëlluar për vdekje në Cape Town, Afrika e Jugut.

Siç shkruajnë mediat e huaja, disa vjet më parë ishte njoftuar se Mihalik ishte bërë përfaqësuesi ligjor i Dobrosav Gajiq– i dënuar në Serbi për vrasjen e Zheljko Razhnatoviq – Arkanit.

Ndërsa mediat lokale thonë se vrasja e avokatit 50-vjeçar mund të lidhet me gjyqin ndaj kriminelit të dyshuar Nafiz Modack.

Mihalik u qëllua dhe u vra nga prita – rreth orës 7:30 të mëngjesit – pasi ai ishte duke lënë dy fëmijët e tij në shkollën e tyre. Një nga fëmijët, një 8 vjeçar, thuhet se është plagosur.

Por kush është në të vërtetë Zheljko Razhnatoviq i njohur me nofkën famëkeqe Arkan.

Ballkani.info e ka siguruar ekskluzivisht dosjen e Arkanit, dosje nga shërbimi sekret serb.

Në këtë dosje përshkruhet i gjithë aktiviteti kriminal i Arkanit.

Dosja fillon me karrierën e tij ku ai i kishte plagosur dy policë afër shtëpisë së nënës së tij Slavka më 27 mars në Rrugën 27.

“Dy policë nga stacioni Paliula i ngritin pusi Arkanit tek nanën e tij Slavka, nuk dihet perse. Razhnatoviq i befason ata, i armatosur me dy revole të kalibrit 357 magnum, njërin e plagos në vendin e ngjarjes, kurse tjetrin në mes të rrugës ku e kapi duke vapruar”, thuhet në dosje.

Pas këtij akti, Arkani arrestohet nga policia serbe, por befasisht ai lirohet dy ditë më pas dhe ndaj tij nuk ngritet asnjë aktakuzë.

Aso kohe, thuhet në dosje, Arkani punonte si bashkëpunëtor i Njësisë jugosllave për emigracion armiqësor të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror.

Aktiviteti kriminal i Arkanit vazhdon të rritet. Në fund të vitit 1983 i shkakton lëndime të rënda një qytetari me të cilin ishte përleshur në ashensor në ndërtesën ku ai fshetas e mbante një kazino.

Incidenti tjetër ndodh në vitin 1984 në Suedi. Dy policë suedezë e ndalojnë një Medeces të dyshimtë me katër udhëtarë, ndërsa pas vjedhjes në një shtëpi të mallrave në Geteborg, njëri nga udhëtarët, i identifikuar si Zheljko Razhnatoviq, e nxjerr revolën dhe i gjuan policët. Policët mbetën të plagosur, ndërsa Arkani dhe miqtë e tij duke u larguar nga vendi i krimi i shtypën me veturë policët.

Disa ditë më vonë, policia gjermane e ndalon të njëjtën veturë sipas kërkesës nga Suedia në kufirin me Austrinë dhe e arreston Arkanin.

Ai më pas lirohet, por mbetet e paqartë se si ndodhi kjo, mirëpo në Beogradi flitej së bëhej fjalë për intervenimin e Staneta Dolancit.

Pas kësaj, Arkani qetësohet dhe kalon jetë të qetë, duke mos dalë si më herët në publik.

Kur në vitin 1989 në ish jugosllavi vije pluralizimi i rremë, Arkani njihet me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Radmilo Bogdanoviq sipas linjë së “Zvedës”. Pas problemeve që shkaktojnë tifozët e Cërvena Zvedës “Delije”, Bogdanoviq e lut Arkanin që atje të vendos rregull. Ai edhe e arrin këtë shumë shpejt, me metoda efikase, në cilësinë e udhëheqësit të “Delije”.

Gjatë kësaj kohe, Arkani dhe Radmilo bëhen shokë të ngushtë, puthën e përqafohen publikisht, në ndeshje dalin bashkë.

Arkani po rritej gjithnjë e më shumë, thuhet në dosje, shkruan Ballkani.info.

Ai e hap edhe një kazino në Beograd, në fillim të vitit 1990, në kohën kur regjimi i Millosheviqit vendos që të organizoj kryengritje të armatosur të serbëve në Kroaci. Për luftëra të ardhshme, njerëzit si Arkani ishin të lindur. Aso kohe formohet edhe garda vullnetare, formacion që Arkani e themelon në bashkëpunim me MUP-in e Serbisë dhe atë që më vonë do të njohej si “linja ushtarake” e regjimit të Millosheviqit.

Arkani arrestohet në fund të nëntorit të vitit 1990 nga MUP-i i Kroacisë. Ai dhe disa miq të tij gjatë arrestimit nga kroatët ishte me një veturë terreni. Atyre ju gjenden shumë armatim në veturë.

Pas kësaj, Arkani dhe miqtë e tij arrestohen, mirëpo çuditrisht ata akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje dhe jo për terrorizëm dhe prishje të rendit kushtetues të Republikës së Kroacisë. Në burgun e Remetincit, Arkani në dhomë kishte edhe televizor. Ai u mbajt aty deri në prill të vitit 1991. Në ndërkohë, Millosheviq dhe Tugjman u takuan gjatë kësaj kohe 2-3 herë. Pas kësaj, në fund të prillit gjykata kroate e la të lirë Arkanin dhe miqtë e tij. Aso kohe, Arkani kishte udhëtuar nga Zagrebi për në Beograd me aeroplan privat dhe u prit si hero.

Ish ministri kroat i Punëve të Brendshme, Josip Boljkovac ka thënë se Arkani u la i lirë pas marrëveshjes ndërmjet Radmilo Bogdanoviqit dhe ish kolegut të tij kroat, Josip Manoliqit dhe në bazë të marrëveshjes Millosheviq-Tugjman.

Ai po ashtu thotë se dikush për Arkanin kishte paguar edhe një milion marka.

Lufta në Bosnje, në vitin 1992, vetëm sa shihej në horizont dhe për këtë, njësia e Arkanit ishte gatshme. Arkani dhe njësia tij u angazhuan për pastrim etnik të Zvornikut, Bijelinës dhe Bërçkos.

Aktiviteti i tij kriminal në Bosnje gjatë luftës është i njohur tashmë. Ai shihet me Ratko Mlladiqin dhe Radovan Karaxhiqin, dy kriminelë serbë.

Të kujtojmë se Arkani gjatë luftës në Kosovë e drejtonte njësinë kriminale të njohur si “Tigrat e Arkanit”. Kjo njësi ishte parë në disa raste gjatë luftës në vendin tonë, por aktivitetin më intensiv e pati me fillimin e bombardimeve të NATO-s.

Akrani u vra në rrethana shumë misterioze më 15 janar të vitit 2000 në hotelin Plaza në Beograd. /Ballkani.info/

SHPËRNDAJE