Drecun thotë se Haradinaj është prioritet i Speciales

Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë e kanë me ngut ngritjen e aktakuzave të para.

Ky është pretendimi që po ngritet në Serbi, nga kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, shkruan lajmi.net.

Ai për mediat serbe thotë se ka informacion se Specialja ka ardhur në fund të hetimeve për raste të caktuara, dhe se ngritja e aktakuzave është punë me ngut nga prokurorët e Hagës.

“Nga informacionet që kemi ne, Ramush Haradinaj dhe klani i tij janë prioritet i Prokurorisë së Specializuar, shtuar faktin që ai nuk ka më asnjë funksion në insitucione”, ka thënë ai.

Burimet kanë treguar se një numri të personave, të ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit, u janë marrë edhe pasaportat, në mënyrë që të njëjtit mos të kenë mundësi të dalin jashtë shtetit.

Të njëjtat burime kanë treguar se hetuesit e Speciales, kanë udhëtuar vetë nëpër destinacione të ndryshme dhe në lokacionet e të intervistuarve më parë, nga ku edhe i kanë marrë pasaportat.

E gjithë ecuria e këtij veprimi të hetuesve të Hagës, sipas burimeve të lajmi.net rrjedh në atë formë, që aktakuzat e para që do të ngritën, do të bëhen të ditura për të pandehurit gjatë javës së parë të dhjetorit.

SHPËRNDAJE