Drecun zbulon detaje nga vizita e Vuçiqit në Kosovë

Në Uashington ekziston nisma për përmbylljen e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe këtë, sipas Drecunit, Serbia duhet ta shfrytëzojë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, gjatë vizitës që do t’i bëjë Kosovës më 8 dhe 9 shtator do të tregojë se si do të zhvillohet dialogu me shqiptarët si dhe do të ofrojë zgjidhje për çështjen e Kosovës.

“Me siguri do të ofrojë zgjidhje se si e sheh ai këtë çështje si dhe do të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të serbëve, në mënyrë që ta ketë të qartë se si të vazhdojë tutje”, ka thënë Drecun njfton REL.

Ai theksoi se në Uashington ekziston nisma për përmbylljen e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe këtë, sipas Drecun, Serbia duhet ta shfrytëzojë.

SHPËRNDAJE