Drejtoresha Hasanaj: Fatura për blerjen e prezervativëve është anuluar, nuk do të bëhet asnjë pagesë e tillë

Drejtoresha e Shëndetësisë për komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Berani, ka dhënë sqarime në lidhje me furnizmet mjekësore në QKMF, konkretisht me rastin e raportuar më herët për blerjen e 30 mijë prezervativëve, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Drejtoresha Hasanaj ka dhënë sqarim në lidhje me këtë rast duke thënë se tek artikulli prezervativ ka qenë një lëshim teknik dhe komuna e Mitrovicës menjëherë ka marrë masa duke anuluar sasisën e porositur nga njësua kërkuese.

“Kryetari menjëherë ka themeluar një komision dhe ka kthyer të gjithë artikullin tek OE dhe është bërë minusimi i asaj asaj shume, menjëherë pas pranimit të faturës. Pra, nuk është bërë asnjë pagesë e asaj fature deri më sot dhe nuk do të kryhet asnjë pagesë për atë artikull pasi që është kthyer” – ka shkruar drejtoresha Hasanaj.

Ky është sqarimi i plotë i saj:

SQARIM LIDHUR ME FURNIZIMET MJEKËSORE NË QKMF

Pas kërkesës nga njësia kërkuese e barnatores qendrore dhe menaxherit të kontratës për funizim me medikamente për trajtim parenteral/ampular dhe orale, si dhe material tjetër medicial i nevojshëm për funskionimin dhe ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve në QKMF, hyjnë edhe shërbimet parandaluese si planifikimi familjar. Për shkak të një planifikimi më afatgjatë në bazë të situatës epidemiologjike të krijuar nga virusi COVID-19, ka ardhur edhe kërkesa nga QKMF për material të nevojshëm për institucionin bazuar nga kërkesat e qytetarëve. Pas furnizimit nga OE me medikamente dhe material shpenzues, është vërejtur një lëshim teknik tek artikulli (prezervativ).

Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe Drejtoria për Shëndetësi ka marr masa të menjëhershme dhe ka anuluar sasinë e porositur nga njësia kërkuese, konkretisht e artikullit (prezervativ). Kryetari menjëherë ka themeluar një komision dhe ka kthyer të gjithë artikullin tek OE dhe është bërë minusimi i asaj asaj shume, menjëherë pas pranimit të faturës. Pra, nuk është bërë asnjë pagesë e asaj fature deri më sot dhe nuk do të kryhet asnjë pagesë për atë artikull pasi që është kthyer.

Përndryshe, për informimin tuaj, parandalimi i shtatzanive të padëshiruara, parandalimi i aborteve, parandalimi i sëmundjeve seksuale transmisive dhe shëndeti riprodhues i gruas, janë dhe mbeten prioritet i Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, shëndeti i gruas është një nga objektivat kryesore të Drejtorisë për Shëndetësi. Ku në vazhdën e anagazhimeve ka qenë sjellja e aparaturës së Mamografisë, nënshkrimi i marrëveshjes për lansimin e programit të skriningut të kancerit të qafës së mitrës, e shumë aktivitete të tjera edukative për shëndetin e gruas në përgjithësi.

Dezinformata të tilla keqadashëse, shqetësojnë qytetarët dhe janë tendencioze, andaj kush do që do përgjigje dhe fakte rreth kësaj dezinformate, i ftoj të ndjekin procedurat zyrtare dhe të marrin informatat e duhura nga institucionet përgjegjëse e jo të dalin me informata të tilla pa hulumtime paraprake.

SQARIM LIDHUR ME FURNIZIMET MJEKËSORE NË QKMF Pas kërkesës nga njësia kërkuese e barnatores qendrore dhe menaxherit të…

Publiée par Erseka Hasanaj Barani sur Samedi 1 août 2020

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE