Drejtori i Interit komenton gjasat për transferimin e Messit

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, ua ka shuar shpresat zikaltërve për një transferim potencial të Lionel Messit gjatë afatit kalimtar të verës, duke e quajtur atë “fantasy football” – videloja ku tifozët marrin rolin e menaxherëve të klubeve dhe transferojë lojtarët që i duan.

Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë po hyn në 12-mujorin e fundit të kontratës së tij me klubin katalonas.

Lionel Messi raportohet se i ka ndërprerë bisedimet me klubin për rinovimin e kontratës së tij, mes shqetësimeve për lidershipin e Barcelonës prapaskenave dhe vështirësive për skuadrës për t’i arritur sukseset që ai po i kërkon në fushën e lojës.

Tashmë kanë filluar spekulimet për një largim të mundshëm të argjentinasit, duke u kthyer lajmet se Messi mund t’i bashkohet Manchester Cityt ose Interit.

Megjithatë, drejtori i Interit, Marotta, nuk ka pranuar t’i nxisë këto spekulime në intervistën e tij të fundit, të dhënë për Sky Sport Italia.

“Është Fantasy Football”, ka thënë Marotta.

“Ai natyrisht që nuk është njëri ndër objektivat tona dhe mendoj se ai është i interesuar ta vazhdojë karrierën e tij në Barcelonë”.