Drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi i bashkohet aksionit ‘Ta Pastrojmë Kosovën’

Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues në KEK, Njazi Thaçi i është bashkuar aksionit të sotëm “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Thaçi ka ndihmuar në pastrimin e qytetit ne Obiliq.

“Bashkë me kryetarin e Komunës se Obiliqit, Xhafer Gashin dhe me dhjetëra qytetare e filluam aksionin “Ta Pastrojme Kosovën” ne Komunën e Obiliqit.”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se java e ardhshme do ti bashkohet këtij aksioni edhe me makineri të rëndë.

“Prej të hënës, KEK-u i bashkohet aksionit edhe me makineri te rende për të pastruar deponit e mbeturinave dhe lumenjve. KEK-u si çdo here tjetër, ne bashkëpunim te shkëlqyeshëm me Komunën e Obiliqit do te jete ne shërbim te qytetareve për një ambient me te pastër., ka shkruar ai në facebook.

Të shtunën në orën 10:00 ka nisur aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, i organizuar nga Let’s Do It Kosova dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Aksioni do të mbahet në të gjitha komunat e Kosovës./inFokus

 

SHPËRNDAJE