Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha tregon servilitet të tepruar ndaj Hashim Thaçit

Anëtari i Nisma-s Social Demokrate, Shukri Buja përkundër se kishte probleme me PDK-në, në një foto të publikuar në rrjetin social “Facebook”, shihet i afërt me ish-kryetarin e PDK-së, njëherit presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Blic.

Fotografinë e ka publikuar, Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ku të tre këta shihen të buzëqeshur në një nga palestrat e kryqytetit. Buja i cili ishte deputet i PDK-së në legjislaturën e kaluar të Kuvendit kishte marrëdhëniet jo të të mira me këtë parti prej të cilës edhe ishte larguar.

Shukri Buja iu kishte bashkangjitur partisë Nisma Social-Demokrate e udhë hequr nga Fatmir Limaj, i cili ka raporte jo të mira me presidentin aktual, të cilin e kishte akuzuar si shkaktar të largimit të tij nga PDK-ja, gjatë kohë kur Thaçi udhëhiqte me partinë.

E Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha përmes postimit në Facebook ka shfaqur servilitet të tepruar ndaj ish kryetarit të PDK-së.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Presidenti ne formë si gjithmonë👌🏻, Shuki dihet, unë ka mundohem! — feeling relaxed.

SHPËRNDAJE