Drejtori Meholli jep informacione për të infektuarit me COVID-19 në Vushtrri

Nga 5 rastet e reja të konfirmuara ditën e sotme me koronavirus në Kosovë, njëri është nga komuna e Vushtrrisë, më saktësisht fshati Smrekonicë duke u bërë rasti i dytë nga ky fshat, pasi që rasti i parë u lajmërua dje, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Detaje në lidhje me situatën në komunën e Vushtrrisë ka dhënë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Sylejman Meholli, i cili tha se rasti i sotëm është rast kontakt pra nga familja e njëjtë që pati rastin e parë dje.

“Nga informacionet e fundit që kemi siguruar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, megjithëse po flasim për një rast të freskët, kemi një rast kontakti nga familja e njëjtë që ka pasur rastin e parë ditën e djeshme” – tha Meholli.

Po ashtu drejtori Meholli dha informacione për të prekurit e tjerë nga komunë dhe paraqiti masat që janë marrë nga kjo komunë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë:

Të dashur qytetarë ju që nuk patët mundësi ta ndiqni live prononcimin tim të fundit në lidhje me situatën epidemiologjike në Komunën e Vushtrrisë mund ta ndiqni në videon më poshtë!Me respektDr. Sylejman Meholli

Publiée par Sylejman Meholli sur Dimanche 5 avril 2020

SHPËRNDAJE