Projekti i OJQ “SMART” për angazhimin e personelit mësimor në Vushtrri është duke u hetuar nga organet e drejtësisë

Duket se pas riaktivizimit të qytetarëve, me kërkesa drejtë Drejtorisë komunale të arsimit, lidhur me një projekt punësimi në arsim përmes një OJQ-je, ka bërë që Drejtoria komunale e arsimit përmes një njoftimi të bëjë të ditur se nuk ka të bëjë asgjë me atë projekt, transmeton portali Veriu.info.

Sot gjatë ditës kemi pranuar kërkesa nga shumë prej jush lidhur me veprimet e OJQ “SMART”. Ju njoftojmë se Komuna e Vushtrrisë, ish kryetari Mulaku e ka shkëputur memorandumin me këtë OJQ, ka bërë të ditur drejtori i arsimit Afrim Namani.

“DKA e as Komuna e Vushtrrisë nuk ka asnjë komunikim me këtë OJQ. Asnjë veprim i kësaj OJQ-je nuk është në koordinim me Komunën e Vushtrrisë, e as me kryetarin Tahiri! (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Krejt projekti i OJQ “SMART” lidhur me angazhimin e personelit mësimor në Komunën e Vushtrrisë i lidhur nga pushteti i kaluar është duke u hetuar nga organet e drejtësisë!

Për këtë arsye Kryetari Tahiri ka refuzuar të takohet me përfaqësues të kësaj OJQ-je deri kur të përfundojnë hetimet lidhur me atë memorandum!”, ka njoftuar drejtori Namani.

Ndryshe, Drejtoria komunale e arsimit bënë të ditur se Qytetarët që kanë qenë pjesë e projektit të kësaj OJQ-je i inkurajojmë që për çdo veprim të tyre të konsultohen paraprakisht me organet drejtësisë.
“Njëherit, njoftojmë gjithë opinionin se në shkollat e komunës së Vushtrrisë asnjë punëtorë i OJQ “SMART” nuk punon dhe nuk do të punoj deri sa drejtësia të thotë fjalën e vet!”, thuhet në njoftimin e DKA-së. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE