Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë shpërndan 1 mijë maska për qytetarët

Sot në Mitrovicë janë shpërndarë 1 mijë maska për qytetarët.

Me iniciativë të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, sot janë shpërndarë rreth 1000 maska për qytetarët kalimtarë në sheshet e qytetit të Mitrovicës thuhet në postimin e Komunës.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi, Erseka Hasanaj Barani, dhe drejtorët komunal, Nehat Bahtiri, Tafil Peci, Nazan Kërveshi, Shukri Gashi, Hysni Ahmeti, dhe Hysen Muzliukaj, kanë bërë shpërndarjen e maskave dhe disa broshura informative për qytetarët.

Ky aktivitet simbolik kishte për qëllim realizimin e fushatës vetëdijesuese, përmes së cilës të arrihet ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e përdorimit të maskave, që konsiderohet një prej masave më mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

Kujtojmë se ditë më parë qeveria ka marrë vendim që e bën obligative mbajtjen e maskave jashtë shtëpive.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE