Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim viziton Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, i shoqëruar nga shefi i sektorit DMSH, Bahtir Maxhuni sot kanë vizituar Njësinë Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim në komunën e Mitrovicës.

Qëllimi i këtij takimi ishte që drejtori Bahtiri, të njihej më shumë me fushë-veprimtarinë e ekipit të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit si dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen gjatë mbarëvajtjes së punëve.

Komandanti i njësisë së Zjarrfikësve, Tahir Mikullovci, falënderoi drejtorin Bahtiri për vizitën që u ka bërë në objektin e tyre për të parë për së afërmi hallet të cilat i kanë ekipi i tyre.

Gjatë këtij takimi komandanti, Tahir Mikullovci, prezantoi stafin e ekipit të njësisë së Zjarrëfikjes, ku më pas përmendi edhe një shqetësim tjetër të rëndësishëm për mungesën e ngrohjes qendrore, me të cilin ballafaqohen stafi i zjarrfikësve tash e një vit.

Drejtori i DMSH-së u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me ekipin e Njësisë Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim dhe u premtoi se do tu ofroj zgjidhje për problemin me të cilin po ballafaqohen ata.

“Unë kam respekt të jashtëzakonshëm për punën që zjarrfikësit bëjnë në shërbim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, pasurisë publike dhe private. Zjarrfikësit nuk shuajnë vetëm zjarre, ata janë në ballë të çdo fatkeqësie natyrore dhe fatkeqësi tjera me të cilën përballen qytetarët, kështu që atyre nuk duhet t’ju mungojnë kushtet e nevojshme për kryerjen e punëve”, ka thënë ndër të tjerash drejtori.

Në fjalën e tij shefi i sektorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, tha para të pranishmëve se drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të jetë çdoherë e gatshme për t’u ndihmuar Zjarrfikësve sepse ju jeni ata që na ndihmoni çdo ditë duke e rrezikuar jetën tuaj.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtorin, zjarrfikësit kanë përmendur problemin që kanë me paqartësi për kompetenca në mes komunave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Linku: https://kk.rks-gov.net/…/drejtoria-per-mbrojtje-dhe-shpeti…/

SHPËRNDAJE