Dren Feka, talenti shqiptar i super ligës zvicërane

Ditë më parë, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjen kundër Irlandës Veriore.

Në listen e të ftuarve të Prekazit gjendet edhe Dren Feka, lojtar i ekipit Luzern, që bënë gara në kuadër të super liges në Zvicër. Feka, i cili ka bërë disa paraqitje në formacion e parë të Luzern-it, ka deklaruar se ndeshja kundër Irlandës Veriore do të jetë e vështirë, por Kosova do të luaj për fitore:”Do të jetë ndeshje e vështirë, Irlanda Veriore ka një ekip të mirë, por ne futemi në ndeshje për tre pikë”, shtoi ai.

Në të kaluren, Dren Feka, ka qenë pjesë e grupmoshave të ndryshme të Gjermanisë kurse për shumë vite ka mbrojtur ngjyrat e ekipit gjerman, Hamburg.

Ndeshja që do zhvillohet të premten më 7 shtator, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, është shumë e rëndësishme për Kosovën. Një fitore eventuale kundër Irlandes Veriore do të poziciononte Kosovën në vendin e dytë në kuadër të grupit të pestë.

SHPËRNDAJE