Drenasi i ‘tronditur’ nga rasti i 16 vjeҫares, ja ҫfarë po ndodh atje në këto orë

Në Drenas kanë nisur përgatitjet për protestë kundër rastit të 16 vjeҫares.

Pas lajmit se hetuesi Vesel Veseli kishte keqpërdorur një vajzë nga Drenasi, ka reaguar edhe shoqëria civile, me ç’rast janë paralajmëruar dy protesta.

Protesta e parë do të mbahet nesër para Policisë së Kosovës, kurse protesta e dytë do të mbahet të premten në Drenas.

Një grup i aktivistëve në Prishtinë kanë mbajtur një takim ku kanë filluar përgatitjet për protestë.

Ata kanë përgatitur edhe pankarta për protestën në Drenas.

Lendi Mustafa, një prej organizatorëve ka thënë se përmes protestës po kërkojnë që të merren masa ndaj personave që dyshohet që kanë keqpërdorur 16 vjeçaren.
“Protestën e kanë organizuar shoqëria civile në Drenas kundër keqpërdoruesve dhe mjekut bashkëpunëtor. Kërkesa tona janë kapje e menjëhershme e personave në fjalë”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, protesta në Drenas nisë në orën 12 dhe Rrjeti i Grave të Kosovës në Prishtinë ka siguruar transport falas për ata që duan të marrin pjesë në protestën e Drenasit.

SHPËRNDAJE