Drenori: Nëse do të bëhesha vrasës, do ta vrisja Imer … (Foto)

Ish-kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Xhavit Drenori, e ka akuzuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Bekën, për inkurajim të korrupsionit në Komunën e Drenasit, duke mos vepruar konform ligjit përkundër fakteve, transmeton gazetametro.net

Përmes Facebookut, Drenori ka thënë se gjatë mandatit të tij si asambleist, ai ka hasur në shumë raste korruptive në Drenas. Ai thotë se gjithnjë u është drejtuar organeve përkatëse për këto raste, duke përfshirë Prokurorinë përkatëse, por thotë se nuk ka gjetur përgjigje, pasi siç thotë ai, ‘nuk ka prokurorë që guxon të ju ngritë aktakuza’.

Nuk jam vrasës, por nëse një ditë do bëhësha, do e vrisja vetëm një njeri, Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka! Ky zotëri që paguhet nga taksat tona për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, me mos veprim, sado fakteve që ka në tavolinë, ka inkurajuar korrupsionin në Drenas. Gjatë mandatit tim prej asamblisti kam hasur shumë raste korruptive në komunën e Drenasit.  Çdo njërit prej rasteve jam munduar t’i gjejë zgjidhje tek organet përkatëse komunale, ekzekutivi apo kuvendi komunal, por fatkeqësisht në shumicën prej tyre pa sukses. Faktet e mbledhura të rasteve korruptive gjatë këtij mandati që nga marsi 2015 i kam përcjellur në mënyrë të vazhdueshme në Prokuroritë përkatëse dhe Departamentin e krimeve të rënda në Policinë e Kosovës.”, ka shkruar Drenori.

SHPËRNDAJE