Dreshaj, Rugovës: Komunën e ke plot bordele e kazino

Dy kandidatët për kryetar të komunës së Istogut, Haki Rugova e Gani Dreshaj kanë hedhur akuza ndaj njeri-tjetrit për bordele e kazino, njofton Klan Kosova.

Haki Rugova i LDK-së në Info Magazine të Klan Kosovës ka “goditur” rëndë kundërkandidatin e tij në këtë garë, Gani Dreshajn, që sipas tij është tërësisht i dyshimtë.

“Unë jam këtu në Istog, nuk kam ardhur prej bordeleve të Gjermanisë, apo prej qarqeve të ndryshme, të kazinove apo ku di unë çka”.

Gani Dreshaj i AAK-së i është kundërpërgjigjur po në Info Magazine kundërkandidatit të tij.

“z. Rugova e ka të plot komunën me bordele e kazino”.

“Ju premtoj se do t’i mbylli edhe ato kazioni edhe ato bordele që janë në Istog”.

SHPËRNDAJE