Dridhet Mercedes S63-shi, vjen “tanku” Audi S8

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, Audi, e ka hedhur në treg modelin e ri të veturës sportive, S8. Kjo veturë është kombinim i luksit modern dhe vozitjes sportive. Ajo pritet të jetë konkurrente e fortë e rivalëve Mercedes-Benz S63 AMG dhe BMW M760Li.

Audi S8 është e pajisur me motor me vëllim prej 4.0 litrash, i cili i ka tetë cilindra dhe dy turbo-mbushës dhe i prodhon 571 kuaj fuqi.

Vetura është e pajisur edhe me sistemin e teknologjisë hibride. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 kilometra në orë, ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë kjo veturë e arrin për vetëm 3.8 sekonda.

Sidoqoftë, kur ajo është testuar nga një gazetar sportive, këtë shpejtësi e arriti edhe më shpejt sesa pretendon prodhuesi, për vetëm 3.57 sekonda, pavarësisht se peshon jo më pak se 2230 kilogramë.

Limuzina luksoze me performancë sportive është e pajisur edhe me sistemet ndihmëse për frenim në raste emergjente, parkim dhe sensorë në 360 shkallë.

Për herë të parë, ky model do të shitet në treg edhe në versionin e gjatë.

Çmimi fillestar i kësaj veture është 105 mijë euro, ndërsa ai rritet mjaft shumë me shtimin e pajisjeve të veçanta, shkruan “Net Car Show”, transmeton Gazeta Express

SHPËRNDAJE