Drita shumë e dobët – eliminohet nga Europa Ligë

Drita e ka humbur mundësinë ideale për të kaluar në rrethin e tretë të Europa Ligës, pas një paraqitje super të dobët në pjesën e dytë.

Kampionia e Kosovës i ka dhënë fund aventurës se tyre në Europë pasi që është eliminuar nga Europa Ligë nga kampioni i Luksemburgut F91 Dudelange.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Dritën dhe ku ata edhe shënuan gol që në minutën e 26 me anë të Ardian Limanit.

Drita kishte edhe disa mundësi të mira shënimi deri në fund të pjesës së parë dhe kishte mundësi për të shënuar edhe dy gola.

Por, në pjesën e dytë nuk dihet çfarë ndodhi me gjilanasit të cilët ranë shumë nga loja.

Me të filluar pjesa e parë, F91 Dudelange barazon rezultatin me Patrick Stumpf që barazoi në sekondat e parë të fillimit të kësaj pjesë.

F91 vazhdojë për 21 minuta të pjesë së dytë te dominoi dhe vetëm fati e shpëton Dritën pa pësuar gol.

Drita këndellet pas minutës se 70’të, por kjo këndellje nuk pati rezultat pasi që luksemburgasit arritën që ta menaxhojnë për mrekulli lojën.

Për t’ia vështirësuar edhe më shumë punën Dritës Mustafa ndëshkohet me të kuq në minutën 87’të te ndeshjes.

Pavarësisht barazimit, Drita u eliminua nga garat europiane pasi që në Luksemburg kishte humbur me rezultat 2-1.

Pas kësaj humbje Drita do të koncentrohet në fillimin e Superligës se Kosovës , për ta mbrojtur titullin dhe për aventurën në Europë të mendojë nga sezoni i ardhshëm./Express