Drogba i mahnitur me paraqitjet e Moratas

Didier Drogba ka lavdëruar sulmuesin e ri të Chelseat, Alvaro Morata. Fillimi i sezonit për Alvaro Moratan ka qenë i jashtëzakonshëm me fanellën e Chelseat. Sulmuesi spanjoll këtë verë u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar kampionëve të Anglisë, për 80 milionë euro.

Legjenda e ‘Bluve’, Didier Drogba ka thënë se është i impresionuar nga spanjolli, që edhe këtë javë ka realizuar gol në fitoren 2:1 të Chelseat ndaj Leicester Cityt.

“Ai është duke shënuar gola që janë vendimtarë në fitore, kështu që jam i lumtur për të dhe për klubin gjithashtu”, ka thënë Drogba.“Shënimi i golave është shumë i rëndësishëm. Kur një sulmues transferohet në një ekip të ri, njerëzit kanë pritje të mëdha nga ai dhe Morata po bën një punë të jashtëzakonshme”.

Morata ka shënuar 3 gola dhe dy asistime në katër xhirot e para.

SHPËRNDAJE