Dua shfaqet mahnitëse në videon paralajmëruese të performancës në ‘Champions League’ (Video)

Këtë vit, artistet shqiptare kanë ‘pushtuar’ futbollin në botë. Dua Lipa e ka konfimuar lajmin se do të performojë në finalen e “Champions League”.

Madje, këngëtarja tashmë ka publikuar edhe videon me të cilën paralajmëron këtë performancë, e që si çdo herë duket mahnitëse.

Dua shprehet e emocionuar për këtë mundësi që i është dhënë, ndërsa në videon që nxori në rrjete sociale ka thënë se pret me padurim të këndojë në finalen e madhe të “Champions League”.

Dua Lipa performon nesër (e shtunë), në hapjen e finales së “Champions League”, në ndeshjen mes Real Madrid dhe Liverpool.

Kujtojmë që krahas këtij suksesi të Duas, Era Istrefi këndon këngën zyrtare të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, ndërsa Rita Ora i është bashkuar UEFA-s, për të mbështetur futbollin e femrave./lajmi.net

SHPËRNDAJE