‘Dua të kemi fëmijë’, fansja publikon momente intime në shtrat me Ardian Bujupin (VIDEO)

Këngëtari shqiptar, Ardian Bujupi mbrëmë ka mbajtur një koncert në Shtutgart të Gjermanisë.

Meqë shumë nga publiku e duan dhe i admirojnë këngët e tij, fansat nuk kanë shpëtuar pa shkrepur në rrjete sociale imazhe me këngëtarin.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve është vajza e quajtur Aynur Murselova-Alili e cila hodhi në Instagram disa imazhe ‘të nxehta’.

Sipas fotografive të publikuara, duket se Ardiani dhe Aynur kaluan natën së bashku. Ajo gjithashtu, gjatë gjithë natës ka sjell foto dhe video pranë artistit Bujupi.

“Të dua, dua të kem një fëmijë me ty”, shkruante ajo në gjuhën gjermane në videon e publikuar nga koncerti.

Siç shihet Ardiani ende nuk i ka parë këto veprime të fanses së zjarrtë të tij…

SHPËRNDAJE