Duat Haradinaj: Këtë post politik nuk do ta pranoj kurrë

I ftuar në “A Show”, në News24 sonte ka qenë deputeti i parlamentit të Kosovës Daut Haradinaj.

Harandinaj është pyetur nga prezantuesi Adi Krasta për shumë tema të rëndësishme në këtë intervistë, shkruan AlbanienShow

Në pyetjen e moderatorit shqiptar se a do të bëhet një ditë kryeministër i vendit Daut Haradinaj, deputeti i AAK-së ka thënë që jo.

Adi Krasta:Të ka shkuar mendja të bëhesh kryeministër i kosovës?

Daut Haradinaj: Jo, familjarisht s’kemi të kaluar me angazhim politik, rasti i parë ka qenë i Ramushit. Ndonjëherë ndodhin edhe aksidentalisht por fatmirësisht në të mirë të vendit. Personalisht nuk e shoh veten në këtë fushë tha Haradinaj.

Po ashtu Dauti në këtë intervistë tha që Ramush Haradinaj ka besim të plotë në Kryeministrinë e Shqipërisë Edi Rama.

“S’kemi zgjidhje tjetër duhet të kemi besim, presim më shumë nga Rama, presim më të mira nga kryeministri i Shqipërisë.

Kemi shumë gjëra të përbashkëta mes dy vendeve që duhet t’i bëjmë më mirë, lëvizja e lirë e mallrave, importin e përbashkët, pikat doganore. Duhet të bëhet më shumë për ekonominë mes dy vendeve” potencoi ai.

SHPËRNDAJE