Duda Balje tregon a do ta votojë nesër Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje tha se do votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që pritet të dalë nesër në shqyrtim, dhe për votim gjatë seancës së radhës.

Në një postim në Facebook, Balje bërë të ditur këtë vendim nga ana e saj.

“Unë do ta votoj këtë projektligj. Mendoj që kemi humbur shumë kohë. Pandemia ka rënduar mbi të gjithë ne, ekonomitë tona familjare, në biznese, ndërmarrje e çdo veprimtari që ushtrohet në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Ajo tha se është zgjidhja e duhur për ta votuar nesër këtë projektligj, pasi kështu do ndihmohen qytetarët.

“Jam e vetëdijshme që çdoherë mund të bëjmë më mirë po që se qëllimi ynë është përfaqësimi i interesave të qytetarëve tanë. Në mes te debatit se cili projektligj është më i miri varfëria dhe kriza panedemike po i tregon egërsisht dhëmbët tek te gjithë ne.

Më mirë nesër të votohet një projektligj që ndihmon sado pak qytetarët se te shtyhet debati e të harxhojmë ende kohë dhe ti japim mundësi kësaj krize pandemike të na dëmtojë edhe me shumë”.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Të nderuar qytetarë, të gjithë ne jemi te brengosur për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që nesër është në shqyrtim dhe për votim në Kuvendin e Kosovës.

Unë do ta votoj këtë projektligj.

Mendoj që kemi humbur shumë kohë. Pandemia ka rënduar mbi të gjithë ne, ekonomitë tona familjare, në biznese, ndërmarrje e çdo veprimtari që ushtrohet në Kosovë.

Jam e vetëdijshme që çdoherë mund të bëjmë më mirë po që se qëllimi ynë është përfaqësimi i interesave të qytetarëve tanë.

Në mes te debatit se cili projektligj është më i miri varfëria dhe kriza panedemike po i tregon egërsisht dhëmbet tek te gjithë ne.

Më mirë nesër të votohet një projektligj që ndihmon sado pak qytetarët se te shtyhet debati e të harxhojmë ende kohë dhe ti japim mundësi kesaj krize pandemike të na dëmtojë edhe me shumë.’’

SHPËRNDAJE