Duda Balje tregon moshën, flet për mashkullin më tërheqës(Foto)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar 6+, Duda Balje në një emision në radio Dukagjin ka folur për jetën e saj private e mashkullin më seksi.

Ajo, njihet si njëra ndër deputetet më të komentuara në Kuvend, e cila konsiderohet të jetë seksi dhe provokative transmeton lajmi.net.

Duda, ka lindur në qytetin e Prizrenit, është e martuar dhe ka tre fëmijë. Ajo tregon se është martuar shumë e re, qysh në moshën 17 vjeçare.

E pyetur nëse është penduar për diçka që ka bërë në jetë thotë se deri tash jo, ndërsa sa i përket gënjeshtrave thotë se ka gënjyer disa herë.

Për Dudën mashkulli më seksi konsiderohet George Clooney, ndërsa deputetja në emisionin në fjalë e ka treguar edhe moshën.

Besoni apo jo, Duda Balje është 41 vjeçe./lajmi.net.

SHPËRNDAJE