‘Dukej si një reper’ – Klopp tregon arsyen pse e refuzoi transferimin e Manes te Dortmundi

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka zbuluar arsyet pse kishte refuzuar transferimin e Sadio Manes te Borussia Dortmund.

Sadio Mane për dy vite (2012/14) ishte pjesë e RedBull Salzburgut, ku edhe aty kishte kaluar një formë të lartë dhe kishte ndihmuar skuadrën të fitonin titullin dhe Kupën dy herë.

Jurgen Klopp gjatë asaj kohe ishte trajner i Borussia Dortmundit dhe ishte afër transferimit të tij, por sulmuesi senegalez nuk i kishte pëlqyer gjermanit në takimin e parë.

“Ai dukej si një reper fillestar dhe mendova: ‘Nuk kam kohë për këtë’. Ekipi ynë atëherë në të vërtetë nuk ishte i keq. Unë kisha nevojë për dikë që mund të zhvillohej, por të mos ishte fillestar” – tha fillimisht Klopp.

Por, më vonë trajneri gjerman e pranoi se kishte gabuar. “Do të thosha se kam një ndjenjë mjaft të mirë për njerëzit, por a nuk gabova! Unë ndoqa karrierën e tij të mëtejshme dhe suksesin e vazhdueshëm në Salzburg. Në Southampton ai thjesht dominoi” – deklaroj trajneri i Liverpoolit.

Pas RedBull Salzburgut, Sadio Mane deri në vitin 2016 ishte pjesë e Southamptonit dhe më pas kaloi te Liverpooli, aty ku vazhdon të jetë edhe sot.

SHPËRNDAJE