Duket si një veprim i pavetëdijshëm, zbulohet arsyeja përse policët prekin me dorë makinën kur ju ndalojnë

Veprimi i tyre tërhiqte vëmendje, por pak e dinin se përse policia e bën dicka të tillë. Përgjithësisht e kemi vënë re se policët e prekin me dorë pjesën e sipërme të makinës kur na ndalojnë. Deri këtu gjithçka në rregull. Fundja duket si një veprim i pavetëdijshëm.

Në ditët e sotme, me zhvillimin e mjeteve të teknologjisë, zbardhja e krimeve të ndryshme është më e lehtë, por nuk ka qenë përherë kështu. Sipas The Law Dictionary, policët e kanë patur për detyrë të prekin makinat që ndalojnë në rrugë.

Qëllimi kryesor lidhej me zbulimin e krimeve. Policët linin shenjat e gishtave në një pjesë të makinës, kryesisht tek pjesa sipër vendit të shoferit, për të dëshmuar se X-polic kishte kontrolluar makinën.

Në rast se polici zhdukej për shkaqe të pazbuluara, makina e ndaluar kishte dyshime etj, shenjat e gishtave të lëna në makinë ndihmonin në zbardhjen e ngjarjeve të tilla.

Tjetër arsye lidhet me “presionin” ndaj shoferit. Një qëndrim i tillë krijon idenë se polici po kontrollon çdo lëvizje tënden me kujdes, ndaj ta harrosh se mund t’i bësh bisht.

SHPËRNDAJE