Durant do të paguhet 164 milionë dollarë në ekipin e ri, ndër më të paguarit në histori

Kevin Durant do të bëhet njëri prej basketbollistëve më të paguar në NBA falë kontratës së re që do ta nënshkruajë me Brooklynin. Ylli i Golden States do të paguhet 164 milionë dollarë tek Nets, me të cilët do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare

Kevin Durant do të largohet përfundimisht nga Golden State Warriors gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

“KD” do të largohet nga Warriors pas tre sezonesh të kaluar aty, ku i fitoi dy tituj të kampionit të NBA-së.

Durant do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Brooklyn Nets dhe do të paguhet 164 milionë dollarë.

Mirëpo, kjo kontratë luksoze nuk do ta bëjë atë basketbollistin më të paguar në histori të NBA-së deri tash.

Pozita e parë i takon Klay Thompson, të cilin Warriors e paguan 190 milionë dollarë për 5 vjet.

I dyti është Tobias Harris, i cili për 5 vjet paguhet 180 milionë dollarë tek Sixers.

I treti në listë është Khris Middleton, për të cilin Bucks i paguan 178 milionë dollarë për një kontratë pesëvjeçare.

I katërti është pikërisht Durant me kontratën e re tek Nets.

Pozita e pestë i takon lojtarit Kristaps Porzingis, i cili tek Dallasi paguhet 158 milionë dollarë për një kontratë pesëvjeçare.

Në pozitën e gjashtë është Kemba Walker, i cili tek Celtics paguhet 141 milionë dollarë, me një kontratë katërvjeçare.

Ndërkaq, pozita e shtatë është rezervuar për Jimmy Butler, i cili është pasuruar për 141 milionë dollarë falë kontratës katërvjeçare të nënshkruar me Miamin. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE