Dy aksidente me vdekje

Dy këmbësorë kanë humbur jetën në dy raste të ndryshme në Tiranë. Në pranga kanë rënë drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar aksidentet me vdekje.

Konkretisht, u arrestua 22-vjeçari me iniciale E.Q. i cili duke drejtuar makinën Volkswagen në rrugën “Asim Vokshi” përplasi këmbësorin me iniciale S.Sh, i cili ndërroi jetë në spital.

Në rastin e dytë, u arrestua shoferi 41-vjeçar me iniciale G.B. i cili përplasi për vdekje këmbësorin me iniciale G.M. Dy shoferët akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt. /tvklan.al