Dy arsyet e Vetëvendosjes që nuk mori pjesë në tryezën e PDK-së

Tryezës së ftuar nga Partia Demokratike e Kosovës, i janë përgjigjur pozitivisht të gjitha subjektet politike në Kosovë, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe, shkruan Insajderi.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci në një bisedë për Insajderin ka treguar arsyen përse VV nuk ka marrë pjesë në këtë tryezë. Ka thënë se janë dy arsyeje përse VV ka refuzuar t’i bashkohet kësaj tryeze.

————————————————————————————–
Kur ushtari i UÇK-së e zbulon se KFOR-i ka vendosur tela me rrymë në Urën e Ibrit për t’i penguar shqiptarët të kalojnë në veri:

————————————————————————————–

Arsyeja e parë sipas Nagavcit ka qenë qëndrimi i VV-së për temat që janë përcaktuar të diskutohen në këtë tryezë.

“Ne nuk kemi marrë pjesë së pari për shkak të temave që janë përcaktuar dhe qëndrimit tonë për platformën që e kanë propozuar dhe që i kemi bërë publike. Po ashtu ne jemi kundër kësaj mënyre si dhe i kemi dhënë alternativat tonat se si mendojmë t’i tejkalojmë krizat politike”, ka deklaruar ajo.

Arsyeja tjetër për shkak që VV nuk ka marrë pjesë në këtë tryezë ka qenë për shkak se sipas Nagavcit, tryezat po janë justifikim që vendi mos të shkojë në zgjedhje. Ka thënë se VV është e gatshme të bashkëpunojë me secilën parti që vendin ta dërgojë në zgjedhje.

“Dhe po ashtu arsyeja e dytë për shkak se tashmë është e qartë se tryezat tashmë janë vetëm një justifikim për mos me shkuar në zgjedhje dhe qëllimi jonë për zgjedhje është i qartë. Ne jemi të për zgjedhje dhe kurdo cila do nga subjektet e ka qëllimin e vërtetë për me e rrëzuar qeverinë ne jemi të gatshëm”, ka deklaruar Nagavci.

Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë pjesë në tryezën e ftuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, javën e kaluar. Sipas marrëveshjes së partive politike çdo subjekt në Kosovë varësisht nga fuqia në kuvendin e Kosovës do ta ftojë tryezën e ardhshme.

Tryeza e dytë është ftuar sot nga Partia Demokratike e Kosovës, ku në këtë tryezë nuk kanë marrë pjesë Lëvizja Vetëvendosje si dhe Lista Serbe.

SHPËRNDAJE