Dy kërkesat e bujqve vushtrrias për kryeministrin Haradinaj

Mbështetje të sektorit të bujqësisë në sigurimin e kulturave bujqësore, si dhe heqjen e akcizës për naftën e cila përdorët në bujqësi, këto kanë qenë dy kërkesat që pronari i Kompanisë “Pestova”, Bedri Kasumi, i ka bërë sot kryeministrit Haradinaj, në takimin që kishte me sipërmarrës dhe fermerë Vushtrrias, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Nga ana tjetër, pas takimit që sot kishte me sipërmarrës dhe fermerë në ambientet e Kompanisë “Pestova”, kryeministri Haradinaj ka deklaruar se ka marr kërkesat e tyre të cilat i vlerësoj të drejta dhe për të cilat tha se do ti shqyrtojë.

“Ishte një takim shumë i mirë dhe i frytshëm që bashkë me kryetarin Tahiri kishim me fermerë dhe sipërmarrës. Janë disa porosi prej tyre e kryesorja është se është rritur prodhimi. Është krijuar një domosdoshmëri që pas dëmeve në bujqësi të bëhet sigurimi i kulturave bujqësore dhe që ajo të ndodh sa më shpejtë, por edhe kërkesa për heqjen e akcizës së derivateve për bujqësinë, për traktor dhe makineri bujqësore, besoj që është e nevojshme dhe e drejtë. Ka edhe kërkesa tjera të ndërtimtarëve dhe të tjerëve të cilat do të trajtohen me kujdes”, ka deklaruar Haradinaj.

Pronari i Kompanisë “Pestova”, e cila merret me kultivimin dhe përpunimin e patates tha se sa i përket patates dhe përpunimit të saj, prodhimi dhe kërkesat janë rritur 100 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

Po ashtu dhe kryetari i Komunës tha se bashkë me qeverinë edhe komuna do të vazhdoj të rris investimet dhe përkrahjen për fermerët në veçanti por edhe bizneset në përgjithësi. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE