Dy kosovarë sulmohen në Mitrovicë të Veriut

Në pjesën Veriore të Mitrovicës saktësisht në lagjen ‘Lola Robar’, dy meshkuj kosovarë pak pas mesnatës të 19 shtatorit janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Viktimat kanë pranuar edhe tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetime për këtë rast.

Të dyshuar, mësohet se ende nuk ka.

“Rr. Lola Ribar, Mitrovicë Veri 19.09.2020 – 00:05. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHPËRNDAJE