Dy marokenë e një kosovar bëhen “kërrsh” në mes të Prishtinës

Dy shtetas marokenë dhe një kosovar janë arrestuar në Prishtinë, pasi janë rrahur në mes vete.

Lidhur me rastin në stacionin policor janë shoqëruar edhe tre meshkuj kosovarë, dy që kishin marrë lëndime trupore, ndërsa njërit iu ka dëmtuar automjeti.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen janë dërguar në mbajtje.

Deri tani nuk dihen arsyet e incidentit, por mësohet se disa persona kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

Vlen të theksohet se edhe javë më parë ka ndodhur një incident ku një shtetas i huaj, sirian, ishte rrahur me një kosovar.

Ndryshe, para disa muajsh kishin qenë disa të huaj që ishin rrahur mes vete duke u përgjakur në rrugët e Prishtinës

SHPËRNDAJE