Dy nxënës nga Skenderaj do të dërgohen për shkollim në Cyrih

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim drejtorin e Departamentit të Investimeve të Shkollës Lartë ‘Benedict Schule’ në Cyrih të Zvicrës, i cili më premtoi dërgimin e dy nxënësve në Cyrih, për të vazhduar shkollimin në nileve më të larta të edukimit.

Ja postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Sot kam pas për vizitë në zyrën time z.Arsen Shoshin, që është drejtor i Departamentit të Investimeve të Shkollës Lartë Benedict Schule në Cyrih të Zvicrës.

Me z.Shoshin kemi pas bisedë të kënaqshme, duke shtjelluar tema kryesisht të arsimit, meqë ai e njeh këtë fushë, përveç kësaj, disa nga drejtimet e shkollës që z.Shoshi është pjesë e saj, janë drejtime zanatesh, me fjalë tjera.

Lajme të mira më dha gjatë bisedës, pasi premtoi për t’i dërguar dy nxënës në Cyrih, për të vazhduar shkollimin në niveleve më të larta të edukimit.

E falënderova shumë mikun tim, për këtë mbështetje dhe e sigurova që ne si Komunë do të bëjmë përzgjedhjen më të mirë të nxënësve për vazhdim të studimeve në Shkollën e Lartë Benedict Schule në Cyrih të Zvicrës.

SHPËRNDAJE