Dy të arrestuar për rrahje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë nën dyshimin se kanë shkaktuar veprën lëndim i rëndë trupor.

Më datën 28 maj 2019, rreth orës 11:50, Policia është informuar se nga QKMF Deçan një person i lënduar është transferuar në Spitalin Rajonal në Pejë.

Patrullat policore pranë stacionit policor Deçan, kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti, aty kanë takuar një person i cili deklaron se viktimën SH.G. (1982) e ka dërguar në emergjencë.

Personi i lënduar nga spitali rajonal në Pejë, për shkak të gjendjes shëndetësore është transportuar në QKUK-Prishtine për tretman adekuat.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

SHPËRNDAJE