Dy vjet të Kadri Veselit në krye të PDK-së – si erdhi ai në krye të partisë

Para dy vitesh, më 7 maj të vitit 2016, delegatët e PDK-së zgjodhën Kadri Veselin për kryetar të partisë.

Në një Konventë të jashtëzakonshme Veseli mori votat e 740 delegatëve të PDK-së për ta udhëhequr PDK-në pasi që Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje pasi që mori postin e presidentit të Kosovës.

Që prej marrjes së mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Veseli ka garuar në një palë zgjedhjesh qendrore – gjithashtu si i mandatuar për kryeministër – dhe në një palë zgjedhjesh lokale.

Në Zgjedhjet Qendrore të vitit 2017, PDK-ja e tij arriti të dalte parti e parë, por vetëm falë një koalicioni të krijuar në minutat e fundit të afatit, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismën për Kosovën.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE