DYFYTYRËSIA E BIK-ut: NUK I REAGOI ERDOGANIT, POR “DHEZET” KUNDËR NJË IMAMI NË SERBI

Kur Rexhep Taip Erdogan kishte deklaruar se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, në tetor të vitit 2013, shumë intelektualë shqiptarë kishin reaguar ndaj asokohe kryeministrit të Turqisë.

Në vizitën e tij në Kosovës, Erdogan kishte thënë para qytetarëve të shumë që ishin mbledhur në sheshin e Prizrenit, se Turqia dhe Kosova kanë shumë të përbashkëta.

“Jemi njerëzit me një kulturë, dhe një histori të përbashkët. Mos e harroni këtë. Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi”, kishte thënë Erdogan.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Këtë deklaratë të Erdoganit e kishte cilësuar të pabesueshme edhe shkrimtari shqiptar me famë botërore, njëri nga intelektualët më të njohur në trevat shqiptare, Ismail Kadare.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, Kadare kishte deklaruar se nuk mund ta besonte deklaratën e ish-kryeministrit të Turqisë.

“E mbaj mend këtë deklaratë. Mund të them vetëm se nuk po u besoja syve kur e lexova”, ishte shprehur Kadare.

E për këtë deklaratë të Erdoganit asnjë fjalë nuk e kishte thënë Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), e cila ka marrëdhënie të mira me disa organizata që financohen nga Qeveria e Turqisë.

Por, BIK ka reaguar sot ndaj një deklarate të ngjashme ofenduese ndaj integritetit territorial të Kosovës, që është dhënë disa ditë më parë nga Myftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahiq.

“I bëjmë me dije të ashtuquajturit Myfti të Beogradit se Kosova kurrë s’ka qenë pjesë e Serbisë e aq më pak djep i Serbisë. Ç’është e drejta, Kosova një kohë jo të shkurt ka qenë e okupuar nga Serbia, por populli dhe paria e Kosovës kurrë nuk u pajtuan me okupimin serb dhe në vazhdimësi janë angazhuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, ka deklaruar BIK-u.

Po ashtu, BIK i ka thënë se “Myftiu i Beogradit edhe mund t’ia bëjë ndonjë argat politikës zyrtare serbe siç edhe e thotë në rastin e Gambias, por një duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se pavarësia dhe shtetësia e Kosovës janë arritje që nuk bëjnë kurrë prapakthim”.

Jusufspahiq ka deklaruar të shtunën se “Kosova është djepi i Serbisë”.

Më parë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava i kishte dalë në krah presidentit të Turqisë kur kishte folur për organizatën e klerikut turk Fetullah Gylenit – kundërshtarit kryesor politik të Erdoganit.

Tërnava kishte thënë se organizata e tij nuk ka bashkëpunuar me atë që e ka quajtur “grup terrorist” të Fetullah Gulenit.

Tërnava i kishte bërë këto komente në një samit të klerikëve myslimanë nga 35 shtete të botës, ku ka marrë pjesë edhe presdienti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ky grup terrorist së pari ka ardhur në Kosovë në vitin 1999 kur përfundoi lufta dhe tërhoqi pas vetes shumë akademikë, politikanë, intelektualë. Ne, si klerikë myslimanë e kemi refuzuar bashkëpunimin me ta, por ky grup ka ende mbështetje tek disa parti politike”, kishte deklaruar Tërrnava. /Insajderi