Dyqanet në veri përplot produkte me “Kosovo i Metohija”

Ndonëse konsiderohet pjesë e territorit të Kosovës, në veri të Mitrovicës çdo gjë frymon ndryshe.

Vendimi për largimin e produkteve serbe me mbishkrimin “Kosovo i Metohia”, nuk vërehet në veri.

Ekipi i KTV’së, të shtunën ka vizituar disa markete ku ka hasur në prodhime serbe me mbishkrimin Kosovo i Metohiu.

Në disa qytete të Kosovës, tashmë inspektorët komunalë kanë dalë në terren për të larguar të gjitha produkteve serbe që mbajnë mbishkrime “Kosova Metohija”, “Kosovo UNMIK” dhe “Kosovo Rezoluta 1244”.

Kryeinspektori i MTI’së, Lulëzim Syla, ka thënë se urdhëresa e ministrit u është shpërndarë të gjitha komunave, duke përfshirë edhe pjesën veriore.

Ndërsa, pas masave të qeverisë për vënien e taksës 100% produkteve serbe që nga data 21 nëntor, në pjesën veriore të Mitrovicës nuk ka shtyp ditor serb.

SHPËRNDAJE