Dyshime për dallavere me regjistrimin dhe vlerësim e studentëve në Fakultetin e Artëve! (Dokument)

Fakulteti i Artëve në Universitetin e Prishtinës ia ka hapur dyert e studimeve Hana Zeqa, rreth dy muaj më vonë pasi që ishte mbyllur afati plotësues për regjistrimin e studentëve në UP. Pas regjistrimit, të njëjtës i është vendosur nota 10 në periudhë dy semestrale në lëndën Arkitekturë, ku bazuar në të dhënat e SEMS-it, ky notim ishte bërë përafërsisht dy muaj para se të bëhej regjistrimi i saj.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në fund të vitit 2012, më saktësisht më 10 dhjetor, kur Hana Zeqa kishte nisur studimet në Fakultetin e Artve. Ndërkaq me datën 22 shtator të po të njëjtit vit ajo ishte notuar ende pa u bërë hapja solemne e vitit akademik 2012/2013 në UP, gjë që ndodh në fillim të muajit tetor.Po ashtu, studentja Zeqa në vitin 2016 dy muaj para se t’i përfundonte studimet në nivelin bachelor ishte vlerësuar me notë “kaluese” në lëndën “Nudo”, gjë të cilën nuk dihet saktësisht nëse e lejon Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Studentëve (SEMS), pasi që rregullorja e punës tij aktualisht nuk është valide në mënyrë elektronike.

Certifikata e notave të Hana Zeqa, studente e Universitetit të Prishtinës – Fakulteti i Artëve.
Lidhur me këtë rast nuk kanë qenë në gjendje që të deklarohen në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, pavarësisht përpjekjeve të “Gazeta Blic”.Ndonëse është kontktuar përmes postës elektornike si dhe disa herë përmes linjes telefonike, Naser Sahiti, prorektor për çështje mësimore nuk ka qenë në gjendje që të jap asnjë përgjigje.As në Fakultetin e Artëve nuk ka pasur të interesuar që të deklarohen në lidhje me rastin. Dekani i këtij fakulteti, Agim Selimi ka refuzuar të jap një shpjegim me arsyetimin se ngjarja ka ndodhur para se ai ta merrte përgjegjesinë e dekanit.“Unë nuk kam se çfarë të deklarohem për këtë rast, sipas këtyre të dhënave ngjarja nuk ka ndodhur në kohën kur unë jam zgjedhur në pozitën e Dekanit, dhe nuk kam çfarë të them”, ka deklaruar Selimi për “Gazeta Blic”Në ueb faqen zyrtare të UP-së mungojnë të dhëna edhe lidhur me profesorin e lëndës së Arkitekturës në Fakultetin e Artëve, ndonëse në orarin e ligjeratave si profesor i kësaj lënde figuron Bujar Demhaja, i cili është ligjerues në kolegjin “AAB”.

“Gazeta Blic” ka bërë përpjekje që të kontaktojë me profesorin Demhaja, por kontakti me të ka qenë i pamundur.E interesuar për deklarim nuk ka qenë as studentja e apostrofuar, Hana Zeqa e cila sipas informacioneve të “Gazeta Blic” ka nisur studimet në magjistraturë jashtë vendit.
Ditëve në vijim do të publikohen edhe parregullësi të tjera të cilat ka arritur t’i zbulojë “Gazeta Blic” në Fakultetin e Artëve.

SHPËRNDAJE