Dyshoj se gruaja po më tradhton si hakmarrje e asaj që kam bërë 10 vite më parë

Më duket se gruaja ime po më tradhton si hakmarrje për një gabim budalla që kam bërë dhjet vjet më parë.

Fillova të shqetësohem kur ajo shkoi në një mbledhje pune gjashtë muaj më parë, gjë që nuk mu duk mua e vërtetë.

Ajo kishte veshur një fustan të ri dhe u kujdes që të rregullonte edhe thonjtë e saj në mënyrën më të mirë. Kur ajo u kthye më pas, unë isha në shtrat në gjumë, por ajo gënjeu kur më vonë e pyeta se kur kishte ardhur në shtëpi.

E di, sepse kam shikuar në telefonin e saj dhe e kam parë orën se kur ka thirrur taksin. Ajo kishte ardhur dy orë më vonë se që kishte përfunduar mbledhja dhe unë pyes veten se ku ka qenë gjatë asaj kohe.

Ne kemi qenë së bashku për 17 vjet dhe të martuar që 12 vite. Ajo është 40 vjeçe dhe unë jam 45.

E pranoj që nuk kam qenë një engjëll. Kam pasur një afër me një vajzë në punë një dekadë më parë. Gruaja ime e mori vesh dhe ishte një gabim i tmerrshëm të cilën ajo ma fali.

Tani kam filluar të vërej disa gjëra të dyshimta tek ajo. Kam gjetur një numër celulari të shkruar në një letër të vogël në çantën e saj- unë po kërkoja librin tonë të çeqeve, pastaj kontrollova telefonin e saj kur gjeta një mesazh nga i njëjti numër që i kërkonte të dalin së bashku për pije.

Tani ajo e mban telefonin e saj të fshehur. Ajo ka folur edhe në gjumë duke përmendur emra të njerëzve tjerë.

Kam gjetur edhe qime qeni në një triko të saj që kishte në makinë. Ne nuk kemi një qenë dhe ajo nuk është në gjendje të më ofrojë një shpjegim racional. Ajo më tha se mund t’i bie të qëndroj shpesh ku ka qenë për shkak të lëvizjeve edhe nëpër rrugë.

Kjo nuk është e vërtetë. Ajo duhet të ketë shkuar në shtëpinë e dikujt ku ka një qenë dhe të ketë qëndruar pranë një pronari të një qeni.

Ne mezi po flasim me njëri tjetrin. Unë e di që kam gabuar që kam kërkuar në laptopin e saj e në telefon e gjërat e tjera, por ndjejë se duhet të di se çfarë po ndodh vërtetë.

Ndoshta unë jam duke u bërë paranojak, por me të vërtetë mendoj se kjo është hakmarrja e saj për atë që bëra. Unë e dua atë. Gjithçka që dua është që ajo të jetë e sinqertë.

Nëse ajo më ka tradhtuar, unë mund të vazhdojë të jetojë me të dhe ta zgjidhim së bashku këtë problem.

Përgjigja: Nëse gruaja juaj është duke ju tradhtuar më shumë ka të bëjë me mënyrën e jetës suaj së bashku që keni kaluar kohëve të fundit sesa të jetë hakmarrje e asaj që keni bërë 10 vjet më parë.

Ndaloni të luani rolin e detektivit. Ajo thjeshtë do të zgjeroj edhe më shumë hapësirën që është krijuar mes jush dhe kjo nuk do të zgjidh asgjë.

Tregoni gruas suaj se e doni por e dini që diçka ka shkuar keq në marrëdhënien tuaj.

Pyesni se çfarë ndryshimesh mund të bëni që do ta bënte atë të lumtur.

Ju sugjerojmë që të punoni bashkë për të vlerësuar martesën tuaj.

SHPËRNDAJE