Dzeko shkruan historinë, kjo nuk kishte ndodhur që nga sezoni 1934/35 (Foto)

Edin Dzeko ka hyrë në histori të Romës. Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, ka hyrë në histori të Romës me dy golat e shënuar në fitoren prej 4:1 ndaj Milanit.

Pas këtyre dy golave, ish sulmuesi i Manchester Cityt ka shkuar në kuotën e 27 finalizimeve deri më tani në Serie A.

Sipas faqes për histori dhe statistika “Opta”, Edin Dzeko është lojtari i parë i Romës që shënon 27 gola gjatë një sezoni në Serie A që kur Enrique Guaita e kishte bërë këtë në sezonin 1934/35.

SHPËRNDAJE